“Jemi duke bërë planifikimin që brenda orëve të rregullta, të fuzionohen njësitet e humbura mësimore ku ka mundësi në mënyrë që deri në fund të vitit të arrihet deri diku plan programi mësimor”, ka deklaruar zyrtari i SBASHK-ut.
Zenun Nimani nga SBASHK-u ka thënë se në bazë të kontratës kolektive, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.
Ai në një prononcim ka thënë se SBASHK-u tashmë është duke bërë një planifikim për kompensimin e njësive të humbura mësimore.
Nimani ka thënë se ka qenë e pritshme një lëvizje taktike e tillë për zëvendësimin e orëve mësimore nga Ministria e Arsimit qysh në ditën kur nuk kanë dalë pagat.
Megjithatë sqaron se opsion mbetet bashkimi i njesiteve mësimore, apo zhvillimi i tyre gjatë orëve të planifikuara për përsëritje.
“Pra mundësia është ri planifikimi i orëve mësimore në mënyrë që njësitet e humbura mësimore të barten aty ku ka mundësi dhe të bëhen nga dy, apo gjatë përsëritjeve”.
Zyrtari i SBASHK-ut thotë secili mësimdhënës ka mundësi të zbusë dëmin që është shkaktuar nga greva.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që mësimdhënësit të mbesin pa pagat e shtatorit.
“Ligjin e bën Maliqi. Ligji është bërë si llastiku dhe kush do e interpreton siç ka dëshirë”.
Namani thotë se aktualisht janë mbledhur këshillat e SBASHK-ut dhe sipas tij ata janë kundër zëvendësimit të orëve mësimore.