Arifi kritikon opozitën: Sulmojeni Qeverinë Kurti, mos keni frikë

Politologu, Dritëro Arifi ka kritikuar opozitën duke thënë se po është shumë e “butë” në raport me Qeverinë Kurti.

Arifi i tha Sekretarit të Përgjithshëm të AAK-së, Muharrem Nitajt dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahirit se duhet të përdorin ndonjë metodë për t’i ndalur gabimet e Qeverisë aktuale.

“Unë jam duke e vërejtur që e keni një dozë të frikës. Jo vetëm ju, por edhe të gjitha partitë tjera. Mos u mundoni t’i justifikoni, sulmojeni Qeverinë. Sepse këto janë gabime trashanike që i ka bërë. Unë e kuptoj që ju hezitoni për shkak se i ka 50 përqind të votave, mirëpo mos harroni që ajo ka qenë fitore me inercion. Nuk ka qenë ndonjë fitore të cilët ka prodhuar mrekullira. Populli i ka votuar për shkak se Qeveritë e kaluara i kanë bërë disa gabime. Ju duhet të jeni pak më agresiv, mirëpo ju e dini më mirë se cilën metodë ta përdorni”, tha Arifi.

“Prandaj kjo Qeveri nuk e ka të drejtën absolute për këto gabime, nuk janë as hoxha e as prifti që duhet të bëjmë amin për çfarë do që thotë”.

Sipas Arifit, ka edhe disa parti tjera të cilat nuk dëshirojnë të konfrontohen fare me Qeverinë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.