Janë dy nene që e pamundësojnë kompensimin e pagës për grevistë sipas ligjeve në fuqi që janë në Republikën e Kosovës, raporton DTV.
Telenovela e procesimit të pagave mes grevistëve që ishin për një muaj e disa ditë duke përfshi mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë dhe Qeverisë së Kosovës, ende po vazhdon.
Në Nenin 7’të në paragrafin e parë shkruan se, “Neni 18 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas togfjalëshit “Kontrata e Punës”, shtohet fjalia “duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.
Ndërsa po që se e lexonin Nenin 18 ajo specifikon saktë që “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës”.
Pra sipas të dyja neneve Qeverisë së Kosovës, përkatësishtë Ministrisë së Financave i jep të drejtë që të mos i i paguaj personat që janë pjesëmarrës në grevë, pasi pezullohet detyrimi i punëdhënësit që rrjedhë nga Kontrata e Punës.
Neni 7
- Neni 18 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas togfjalëshit “Kontrata e Punës”, shtohet fjalia “duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
- Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.