“Raporti i fundit i Bankës Botërore konfirmon atë që ka ndier çdo qytetar i vendit dhe çdo familje kosovare gjatë një viti e gjysmë: ekonomia dhe standardi i jetesës janë në rënie të lirë. Raporti thekson qartë dobësitë ekonomike të kësaj Qeverie dhe strategjinë e dobët të luftës kundër krizës ekonomike, energjetike dhe të inflacionit”, ka shkruar Mustafa.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar raportine fundit të Bankës Botërore, i cili paralajmëron ditë të rënda vitin tjetër. Sipas tij, ky raport “e konfirmon atë që e ka ndier çdo qytetar i vendit dhe çdo familje kosovare jatë një viti e gjysmë”.
Ai thotë se rritja ekonomike pritet të bie në vetëm 3,1$ në mungesë të investimeve kapitale “veçanërisht nga Qeveria e cila çuditërisht mban 800 milionë euro në bankë, pa i shfrytëzuar, pa i investuar”.
“Rritja ekonomike pritet të bie drastikisht sivjet në vetëm 3,1$ në mungesë të investimeve kapitale, veçanërisht nga Qeveria e cila çuditërisht mban 800 milionë euro në bankë, pa i shfrytëzuar, pa i investuar. Në anën tjetër, deri në korrik të këtij viti, importet e mallrave u rritën për 26%”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, për pakon sociale të Qeverisë, deputeti i LDK-së thotë se është e strukturuar keq ka ndikim tejet të vogël.
“Edhe pakoja sociale që u promovua shumë nga Qeveria vlerësohet si e strukturuar keq dhe me ndikim tejet të vogël, veçanërisht tek familjet më në nevojë. Inflacioni, që ka arritur mbi 20% në gusht 2022 në ushqim dhe transport, e shumëfish më shumë në energji, do të dëmtojë thellësisht buxhetin e familjeve kosovare”, ka thënë ai.
Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje “urgjentisht”.
“Qeveria duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje. Tanimë LDK i ka ofruar 10 pikë për tejkalimin e krizës energjitike si dhe propozime konkrete për zbutjen e çmimeve të ushqimit dhe derivateve. Është koha të veprojnë, kanë gati 2 vite në Qeveri!”.