DTV/ Realizimi i filmit “Dasma e Gollakut” merr vëmendjen e mediave ukrainase

Filmi i metrazhit të shkurtër “Dasma e Gollakut” që transmetohet në Televizionin ‘DTV’ ka marrë vëmendjen e mediave në Ukrainë.

Gjatë xhirimeve të këtij filmi ishin prezent edhe përfaqësues të mediave ukrainase, Ludmila Makey, e cila ka thënë se ëndërr e kishte ta shihte se si organizohen dasmat e shqiptarëve të Kosovës, dhe sipas saj kjo ëndërr iu realizua, raporton DTV.

Duke i pa xhirimet nga afër ukrainasja u befasua me realizimin ku e ka quajtur ‘fantastike’ e që po e sheh me sytë e saja.

Ky film që përcjell traditat e vjetra shqiptare të dasmës për shtetasen ukrainase ishte një lumturi shpirtërore, e cila e pranoi edhe vet se i këndonte shpirti deri sa realizohej filmi.

Pwr me shumw ndiqeni intervistwn me pwrfaqwsuesene nga mediet ukrainase:

Leave a Reply

Your email address will not be published.