Ministrja Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë/ Përfitojnë 10 mijë familje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shteti mbi 12 milionë euro për dimrin që po vie.

Rizvanolli në konferencë për shtyp ka thënë se duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa.

Ajo thekson se nga kjo thirrje e qeverisë do të përfitojnë 10 mijë familje.

“Nga sot, kemi hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiente ekonomike për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet të cilat përfshijnë subvencionimin përfshijnë: Kalldajat me biomasë: dru, pelet, briket të cilat do të subvencionohen në masë deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose deri në 1200 euro”, tha fillimisht ajo.

“Pompat termike do të subvencionohen deri në 2500 euro, ose në vlerë 30 për qind. Kondicionerët efiçentë do të subvencionohet deri në 40 për qind të vlerës ose deri në 400 euro. Stufat individuale efiçente me biomasë, drunj, të cilat për familjet të cilat janë me skemë të asistencë sociale do të subvencionohen deri në 560 euro, në vlerë 90 për qind”, ka thënë ministrja.

Aplikimi për këto masa bëhet online përmes platformës e-kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.