Në media dhe nga gazetarë u raportua sot se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje. Është provuar të merret konfirmimi nga Qeveri dhe ministri, por s’ka marrë përgjigje nga skush.
Po raportohet se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje.
Lajmi për dorëheqjen e tij vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj Ministrit, për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.
Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.