/

Shkoi ministri Latifi, nuk dëshiron më ta drejtoj Ministrinë e Shëndetësisë pas 10 muajsh në krye të saj

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por Telegrafi ka publikuar letrën e ministrit. Aty thuhet se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.