Tifozët e ‘çmendur’ organizojnë peticion për ta larguar Haalandin nga Liga Premier

Norvegjezi është shndërruar në një makineri golash, pasi thuajse në çdo ndeshje shënon dy ose tre gola.

Erling Haaland është futbollisti i momentit në botë, falë golave të shumtë që po shënon.

22-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në vetëm 12 ndeshje të zhvilluara.

Haaland ka realizuar 14 gola në Ligën Premier në tetë duele derisa pesë gola të tjerë në Ligën e Kampionëve në tri ndeshje.

Duke parë formën e jashtëzakonshme që po kalon norvegjezi, ai pritet të shënoj mbi 50 gola deri në fund të sezonit me Manchester Cityn.

Por tani në Angli  ka filluar një peticion online nga tifozët e futbollit me të vetmen arsye, ta largojnë Haalandin nga Liga Premier.

“Peticion për ta përjashtuar Erling Haaland nga shoqata e futbollit, sepse thjesht nuk është e drejtë”, shkruan në peticionin e hapur nga tifozët.

“Ky robot nuk duhet të lejohet të luaj në vendin tonë. Thjesht nuk është aspak korrekte. Ne mund ta ndryshojmë këtë. Tash është koha për ne dhe njerëzit tjerë që të reagojmë”, ka shkruar një përdorues i uebfaqes ‘Change.org’ për sulmuesin norvegjez.

Ky peticion i hapur ka bërë bujë të madhe pasi nuk mund të ndryshojë faktin që Haaland do të qëndroj te City, por ai është bërë lajm në mediat më të mëdha botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.