Një veturë është djegur brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, duke shkaktuar edhe shtëllunga tymi të mëdha.
Burime bëjnë me dije se vetura e djegur është e zyrtarit të auditimit të QKUK’së.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, derisa Gazeta Express i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për të marrë detaje nga ky incident dhe është në pritje të përgjigjes.
Më poshtë pamjet: