Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot ai është përfaqësusi juridik i 11 vjeçares së dhunuar nga disa persona.
Gashi në një postim në Facebook tregoi gjendjen emocionale të të miturës.
Postimi i plotë
Dukej si engjull me krahë të thyer.
Pavarësisht asaj çfarë i bënë, ajo kishte dëshirë të madhe që t’i kthehet normalitetit.
Nga sot unë jam avokat – përfaqësues juridik i 11 vjeçares V.M që u keqtrajtua, për të cilën dha dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës dhe u shkarkuan disa zyrtar.
Në këtë rast janë duke u angazhuar shumë institucione për t’i ndihmuar asaj, por sot e vërtetova se po të mos kishte pasur neglizhencë tepër të madhe nuk ishin përsëritur kurrë raste të tilla.
Secili që ka fëmijë të moshës 11 vjeçare e kupton se sa e dhimbshme është kjo.
Lufta ka përfunduar qe 23 vite. Të gjithë e dijmë sa dhunues ishin forcat okupuese serbe. Fatkeqësisht shqiptarët e pa shpirtë ende dhunojnë.