Milaim Zeka: Hekuran Murati ministër teneqe, Albin Kurti po punon me rrëzu veten

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në emisionin N’pikë në DTV, ka folur për kryeministrin Albin Kurti.

Ndër tjera në këtë emision Zeka thotë se Kurti e ka një problem, pasi ka thënë edhe më heret se do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit, dhe sipas tij, kryeministri gjithë natën mendon se si ta gjejë një rren që të arsyetohet para ‘xhematit’.

“Kurti e ka problem deri ta gjenë arsyetimin për Asociacionin. Po me ba Zoti vaki me ia mbushë mendjen, që me thanë me rikthy Kosovën nër Serbi prapë, ky gjithë natën mendon çka me i thanë popullit”, thotë Zeka.

Sipas tij, problemin numër një e ka arsyetimin.

Zeka thotë se ministri Hekuran Murati është ‘teneqe’.

Ndër tjera Zeka thotë se Kurti po punon që ta rrëzoj veten.

Dëgjojeni videon më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.