Milaim Zeka: Rifat Latifi ka qenë i përgatitur, Albini s’e ka lanë me punu vetëm pse ka qenë këshilltar i Hashim Thaçit

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në emisionin N’pikë në DTV, ka folur edhe për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Zeka thotë se, Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria vuajnë nga paranoja.

“Ata vuajnë nga paranoja se ti kur i fton në emision, ki me i provoku, ki me i pyet keq, ki me i nxjerr në situata të palakmueshme. A e ke pa që thirrin këshilltarët e tyre dhe pyesin se cilat pyetje do me ia bë ministrit…” shprehet Zeka.

Sipas tij, ata kanë vuajtur nga paranoja në raport me Rifat Latifin.

“E kanë ditur që Rifat Latifi, që është e papranueshme për këta, është se ai vjen nga Drenica. “Minusi” i i madh i Rifat Latifit ka qenë se ai njeri ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi”, thotë ndër tjera Zeka.

Zeka tutje shprehet se Latifi është themelues i telemjekësisë dhe ka ba mrekulli.

“Albin Kurti duke pa që shëndetësia është në kolaps total, në vend që atë infuzionin që e ka marrë sot në Kuvend, me ia dhënë infuzionin ministrit, me i thanë ec ti përpara, mua më ke mbrapa. E ka pas një ministër të përgatitur, që ka pas vizion, ide, strategji qysh me nxjerr nga ky qorr sokak shëndetësinë. Ai përkundrazi ka dasht frenimin. Pse? Se këta janë duke i vendosur njerëzit e vet nëpër poste drejtuese, nëpër reparte të ndryshme, cilin njeri po e çojmë”.

“Problemin më të madh e kanë me PTK-në. Janë tu ba atje pazare, e kanë një ushtruese detyre një vajzë, një kryeshefe dhe tash janë tu fol me biznesmen duke kushtëzuar me një pjesë të biznesit, në qoftëse ju na mbështesni këndej partinë ne mundemi me ju mbështetë juve me vazhdimin e disa kontratave… Krejt kjo është matematikë e Albin Kurtit që ky tash thotë, a di çka, shëndetësia ka ra këtu ku ka ra se unë shumë i kam besuar Rifat Latifit, por më doli ajo ëndërra e keqe që unë e kam pas pa për Rifat Latifin se ky është njeri i Hashim Thaçit, i PAN-it… ka me gjetë një arsyetim varësisht nga reagimi i ministrit”, shprehet Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.