Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq vlerëson se Qeveria Kurti që nga marrja e mandatit nuk është interesuar fare për të komunikuar me serbët lokal në mënyrë që t’i dëgjojnë hallet e tyre.
Rashiq ka thënë se Kurti deri më tani ka bashkëpunuar vetëm me Rakiqin. Rashiq ka folur edhe për më të rejat rreth sulmit ndaj djalit të tij në shkurt të vitit të kaluar.
Por ky zotim i të parit të ekzekutivit, sipas politikanit serb Nenad Rashiq ka mbetur vetëm premtim.
Madje Rashiq thotë se interesi për komunikim nga ekzekutivi është zero.
“Ne definitivisht jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve që Kosova ose shqiptarët dhe serbët kanë pas ndonjëherë. Unë nuk e shoh problemin te njerëzit normal, por problemi është politika”, tha ai.
Ish-ministri konsideron se Kurti ka gabuar edhe me përzgjedhjen e njerëzve që do të bashkëpunojë.
“Në fund të 20 muajshit, i vetmi bashkëpunëtor i Qeverisë në këtë moment, është Goran Rakiqi. Dhe pas 20 muajsh vjen lajmi një natë që është emëruar këshilltar i jashtëm politik, Petar Miletiq. Një njeri i cili nuk jeton në Kosovë që 10 vjet as ai as familjarët e tij, prapë është një gabim”, u shpreh ai.
Fillimi i vitit të kaluar ishte i rëndë për Rashiqin, pasi në shkurt ia rrahën djalin derisa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.
Politikani serb thotë se është i dëshpëruar me sistemin e drejtësisë pasi tek para një muaji u propozua masë për vetëm prej njërit prej të dyshuarve.
“Është propozuar prej anës së prokurorit, quhet mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindërve [2:41] por për ata tjerët të cilët kanë qenë të rritur, 23-24 vjet të cilët kanë sulmuar djalin tim dhe i cili ka qenë në shkollë, ende nuk është inicu rasti”, ka thënë ai.
Rashiqi thotë se të gjitha faktet tregojnë se sulmi ka prapavijë politike.
“Unë e di që ata tjerët të cilët kanë qenë të kyçur në këtë proces apo në rrahje, janë familjarë, janë pjesëtarë të disa prej familjeve të përfaqësuesve të lartë të Listës Serbe”, deklaroi Rashiqi.
Rashiq ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në dy mandate prej 2007 deri më 2014 dhe deputet mes viteve 2014-2017.