“Jetimat” është tregimi popullor që sonte u transmetua në televizionin DTV.
“Jetimat” tregimi që flet shumë, rrëfen ngjarjen nëpër të cilën kanë kaluar shumë familje shqiptare gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Një nënë e cila rritë tre fëmijë jetimë, pasi bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.
Kohë e vështirë, skamje, vuajtje e kohë lufte, ngjarje kjo e kohës së luftës në Kosovë.
Fëmijet e vegjël, më i madhi 12 vjeçar, të cilit i është dashur të ndalë shkollën dhe të punoj me karrocën e tij në tregun e Prishtinës, për të fituar disa marka për të ndihmuar familjen, nënën, vëllain dhe motrën – të dy këta më të vegjël të cilët shkojnë në shkollë, ku mësimdhënësit në atë kohë punonin pa paga, vetëm e vetëm për të shkolluar rininë shqiptare.
Duke pasur vështirësi në jetë, nëna me tre jetimët e saj përballet me shumë vuajtje, ajo shpesh mbetet edhe pa miell për të gatuar bukë për fëmijët e saj.
Mirëpo, në çdo vështirësi gjendet edhe lehtësimi. Ajo kërkon miell te fqinja e saj, e cila me t’i treguar bashkëshortit i dërgojnë disa kg miell për disa ditë.
Pas kësaj, edhe mësuesja e shkollës e kupton gjendjen e rëndë të nxënësit të saj, e cila kërkon ndihmë te shoqata “Nëna Terezë”.
Kjo shoqatë, gjatë luftës në Kosovë, ka dhënë ndihma jashtëzakonishtë të mdha për shqiptarët.
Duke kërkuar ndihmë për tre jetimët, vjen edhe një donator shqiptar nga Maqedonia, i cili i premton nënës së jetimëve se familja e tij do t’i ndihmojë çdo muaj me nga 200 marka, derisa fëmijët të rriten.
“Jetimat” sot na përkujtojnë gjendjen e trishtueshme që pak vite më parë kanë kaluar shqiptarët.
Është për çudi se brenda dy dekatash, shqiptarët kanë filluar të harrojnë të kaluarën e tyre.
Në popull thuhet harrimi i së kaluarës ka rrezik të përsëritet. Dhashtë Zoti mos të ndodhë kjo – por një është shumë e sigurt; vetëm familjet e prekura nga regjimi serbë nuk do ta harrojnë kurrë të kaluarën, të tjerët tashmë kanë filluar harresen!