Falë Zotit futbollisti është shëndoshë e mirë.
Erand Bacaliu humbi vetëdijen për 10 minuta pasi që iu rrotullua gjuha.
Panik në fushën e lojës, por pas 10 minutave lojtari rikthehet në jetë.
Ish futbollisti i mirënjohur, Skënder Kapra, aktualisht trajner, tregon për ngjarjen e rëndë.
“Sot gjatë ndeshjes së juniorëve të FC Liria – FC Istogu, në një duel në ajër lëndohet rëndë lojtari ynë Erand Bacaliu dhe humb vetëdijen, ku i rrotullohet gjuha dhe me intervenimin e dy fizioterapeutēve Tonë Esmer Berisha dhe Masar Shala arritën që futbollistin ta kthejnë në jetë.
Luftuan mbi 10 minuta këta dy heronj, mundi t’i quaj lirisht dhe ti falënderojë nga zemra për profesionalizmin që treguan sot.
Ky moment i trishtė për të gjithë që përjetuam sot është edhe një mesazh për të gjitha klubet se pa mjek pa fizioterapeut kurrsesi nuk bën të zhvillohen ndeshjet në asnjë kategori.
Ky është edhe mesazh për organet kompetente që organizojnë gara, që në këtë aspekt të jenë shumë rigoroz sepse jeta e një të riu është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër”, ka shkruar Kapra në profilin e tij në facebook.