Qeveria thotë se s’ka kurrfarë marrëveshje me Bailey për lobim, derisa ka konfirmuar se shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka qenë në kontakt me Bailey përmes dy bisedave online, meqë ky i fundit dhe disa bashkëpuntorë të tij janë të interesuar për sektorin
Qeveria e Kosovës në një përgjigje kanë folur rreth dokumentit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtwsisë në të cilin figuron emri i lobistit amerikan dhe mikut të Trump, Roy Bailey.
e energjisë në Kosovë.
Baileyt, nga Qeveria thonë se ia kanë dërguar draft strategjinë për energji.
“Nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi midis z. Bailey dhe Qeverisë së Kosovës. Shefi i stafit të Kryeministrit, z. Luan Dalipi ka pasur dy takime on line me z. Bailey the bashkëpunëtorë të tij, njëri prej të cilëve ka qenë afarist në sektorin e energjisë. Ky grup janë interesuar vetëm për sektorin e energjisë në Kosovë, dhe z. Dalipi iu ka dërguar draft-strategjinë e energjisë, dokument që ishte bërë publik”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës për Top Chanel.
Është kontaktuar lobistin amerikan dhe në një përgjigje me shkrim, Bailey ka mohuar se ka marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për çështje lobimi.
Bailey i ka thënë se s’ka lidhur kurrfarë kontrate dhe s’ka marrë kurrfarë pagese nga Kosova. Ai ka thënë dokumenti është aty si rezultat i obligimit ligjor.
„Dokumenti është një dosje e detyrueshme dhe nëse e lexoni me kujdes, thotë se nuk ka pasur kontratë apo marrëveshje dhe as kompensim. Unë nuk jam duke lobuar apo përfaqësuar qeverinë e Kosovës në asnjë mënyrë“, ka thënë Bailey për Gazetën Express.
Ndryshë në dokumentin e bërë publik në faqen e Departamentit të Drejtësisë përmendej çështja e përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe kontakti me politikanët amerikanë.