Blerta Deliu: Kurti si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë e kryeministrit, Albin Kurti ka filluar të vuajë nga halucinacionet.

Këto komente të rënda të deputetja e PDK-së, i ka bërë për shkak se Kurti po thotë se në Kosovë ka rritje ekonomike dhe se janë punuar 40 mijë qytetarë që nga viti 2021.

Ajo ka thënë se qytetarët po shohin vetëm varfërimin e shportës.

Shkrimi i saj i plotë:

Kryeministri, si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.

Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.

Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.