Haki Abazi qorton ambasadorin e BE-së: Kjo është gabim

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se deklarata e shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog lidhur me pesëshen e shteteve anëtare të BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe ndërlidhjen me dialogun, është gabim në përgjegjësi apo kompetencë), por nuk është rastësi.

Sipas tij, kjo tregon qartazi sa është e rëndësishme që procesi i njohjeve, dhe integrimi Evropian, të ndahen si dy procese të veçanta.

Ai shtoi se 22 shtetet anëtare e kanë njohur Kosovën, por Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë njohjen ose jo të shteteve individuale dhe shtetet anëtare nuk e mbështesin vendimin e tyre për njohjen e Kosovës mbi qëndrimin e Serbisë.

“Do ishte paradoksale që politika e jashtme e Greqisë t‘i sub-ordinohej asaj të Serbisë”, shkroi ai në Facebook.

Megjithatë, pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro, ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E sigurisht që mosnjohja e tyre ka ndikuar dhe po vazhdon të ndikojë në rrugën integruese të Kosovës.

Ambasadori Szunyog, ka deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Sipas asaj që kam parë unë gjatë diskutimeve të mia me përfaqësues të zyrave ndërlidhëse të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën por që kanë zyrat e tyre në Prishtinë, ata presin të shohin përparim në dialogun me Serbinë dhe normalizim të raporteve. Kjo mendoj që mund të ndikojë te këto shtete për të parë se si do të vazhdojnë më tutje”, tha Szunyog.

Leave a Reply

Your email address will not be published.