Aksident në magjistralen Prishtinë – Lipjan, nuk dihet për të lënduar

Nga aksidenti i sapo ndodhur tek rrethi në magjistralen Prishtinë –  Lipjan, siç njihet ndryshe rrethi i QMI-së, është rrotulluar njëra nga veturat, raporton DTV.

Aksidenti ka ndodhur pasi janë përfshi dy vetura të cilat janë goditur njëra me tjetrën.

Ekipi i televizionit DTV, që ishte në vendin e ngjarjes raporton se nuk dihet për të lënduar apo për pasojat e tjera.

Për momentin dihet vetëm për dëmet e automjeteve.

Policia ende nuk ka dërguar raport për të treguar rreth aksidentit të ndodhur, DTV do t’ju mbaj të informuar rreth këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.