Sipas Policisë, të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima.
Një person ka raportuar në Polici se dy persona tjerë e kanë rrëmbyer atë.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
RRËMBIM
Prishtinë 09.10.2022-22:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj (të njohur për të) e kishin rrëmbyer atë. Të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.