I ndjeri dikur ishte një futbollist i talentuar, duke e nisur karrierën në Kosovë me juniorët e Trepçës së Mitrovicës dhe më pas me ekipin e Rudarit të Stan Tërgut.
Afrim Kuçi, ish-futbollist nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani.
Në Evropë ai luajti në Ligën e dytë suedeze (Modo FF), në Ligën e parë të Polonisë (Wisla Krakow) dhe pastaj në Gjermani, në Ligën e tretë, Regionalliga, për SF Siegen.
Fussball, Regionalliga Süd, Kickers Offenbach vs. SpVgg Elversberg, Suat Türker (O, re), Afrim Kuci (E, li) Football third division South Kickers Offenbach vs Spvgg Elversberg Suat Türker o right Afrim Kuci E left
Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysëmprofesinal, për ta mbyllë karrierën në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit, shkruan grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”, i cili e dha lajmin e hidhur për vdekjen e ish-futbollistit kosovar.
Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Arjan Beqaj) që e mori ftesën nga selektori i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur për Kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros kishin lindur disa probleme të cilat atë e kishin jashtë Kombëtares Kuqezi, e cila po bëhej një ëndërr e realizuar për të.
“Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e sportdashës në Gjermani, Kosovë e më gjerë. Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjerë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar. U prehtë në paqe miku ynë, Afrim Kuçi. Ngushëllime familjes, të afërme dhe miqve të tij të shumë”, shkruan tutje grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”.