Lushtaku: Unë Kosovën nuk e lëshoj, Albini mundet se nuk e ka asnjë vorr të të parëve të vet këtu

Një prej figurave kyçe të UÇK-së, ish-kryetar e tani nënkryetar i Skënderajt, z.Sami Lushtaku, komenton zhvillimet e fundit – e sidomos videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat e kanë në qendër vetë emrin e zotit Lushtaku. Në to, ai paraqitet si ‘zhvatës, hajn, pronar terminalesh e biznesesh’.

Madje, kryeministri Kurti për okolla nënkuptoi se është edhe pronar i kompanisë së sigurimit në QKUK.

Lushtaku veç tjerash, hedh akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ‘ky ka dëshirë ta sheh atë (pra Lushtakun) duke e lëshuar Kosovën, por se ‘këtë nuk do ta bëj kurrë’.

“Këtu jam, nuk e kam menden me e lëshu këtuhen Albini s’e ka asnjë vorr këtu: Albini më sheh si armik, qysh m’ka pa edhe Serbia. Unë këtu jam nuk e kam ndërmend me ikë. Albini ka gjasa që e lëshon Kosovën, po unë nuk e kam ndërmend me ikë, unë asniherë, se unë kam edhe fëmijë këtu, nipa e mbesa, e Albini nuk e ka asni vorr këtu, të parëve të tij e mundet me shku edhe në Mal të Zi edhe kah i ka miqtë”, thotë Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.