DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Lajme

Peci tregon: U tjetërsuan pronat e Ministrisë së Bujqësisë, ftoj prokurorinë të veprojë

by admin
October 11, 2022October 11, 2022

“Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se para disa muajsh themelimin e një Komisioni që adreson vërejtjet e vazhdueshme gati një dekadëshe të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “të gjeturat janë skandaloze, shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori”.

Peci thotë se “është e pa-pranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, ne zemër të Prishtinës, në Ulpianë ështe zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi: Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje; uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë; tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste”

Sipas Pecit, “operatorët ekonomikë/palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste mirëpo jo titullarit faktit të pronës”.

“Rasti tjetër tejet abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj”.

“Ditëve në vijim do të marrim të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, që do të mundësojnë rikthimin e ligjshmërisë, kthimin e këtyre aseteve dhe pasurive tek titullari, valorizimin e pronës dhe rritjen e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës”.

Peci thotë se “në gjithë këtë katrahurë është i pashpjegueshëm mos-veprimi në radhë të parë i Ministrisë së Bujqësisë për një dekadë, mungesa e vullnetit të Ministrave të kaluar për ta çuar më tutje këtë çështje, inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave në këtë rast në komunën e Prishtinës dhe Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh as elementet bazike siç janë: E drejta pronësore dhe juridike. Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës? Si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës? Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot që po e shkruaj këtë postim/denoncim, në bazë të informacioneve po vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë? Kush mund të lëshojë me qera pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës?”

Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, Peci fton Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse  adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

October 3, 2023

Radoiçiq dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd

August 24, 2023

Opozita reagon ashpër ndaj akuzave të Albulena Haxhiut për Prokurorinë

May 15, 2023

Lokale afariste në Prishtinë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Vepra penale me bollëk, i kemi denoncuar në polici e prokurori

October 5, 2022

LDK kërkon nga Qeveria Kurti, të veprojë urgjentisht pasi Raporti paralajmëron ditë të rënda vitin tjetër

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Hoxhë Fadil Musliu: Shijat që përfaqëson Ikballe Huduti i kanë Hallall edhe shtëpitë e prostitucionit – Ja faktet!

Në emision Kojshia Show në DTV, këtë javë u trajtua

Çmimet e larta në Shqipëri, reagon Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta në Shëngjin

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas

Babai rrëfen bisedën me Sokol Halilin, tregon se ku dëshiroi ai të shkonte për ta vrarë veten

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali

“Lema fëmijën të paguajë sa dush pare, unë i kam thënë jo”, detaje shokuese nga letra e Sokol Halilit

Janë publikuar fjalët e fundit të Sokol Halilit, vrasësit të

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV