Rregullat moderne të mirësjelljes

Ka disa rregulla të caktuara të mirësjelljes të cilat shumë pak njerëz i dinë, prandaj më poshtë iu sjellim këto rregulla. Mirësjellja nuk është diçka shumë e vështirë dhe paraqet respektin që keni për tjerët dhe, mbi të gjitha, për vetveten

Asnjëherë mos e vizitoni dikë pa e telefonuar paraprakisht

Nëse iu ka rastisur ndonjëherë të pranoni mysafirë pa paralajmërim, atëherë mundësitë janë të mëdha që shtëpia ka qenë lëmsh fare, ndërsa edhe mund të keni qenë në rroba dushi. Prandaj, para se ta vizitoni dikë, gjithmonë telefonojeni paraprakisht.

Mos e thani ombrellën kur është e hapur – qoftë nëse jeni në vend të punës apo në shtëpinë e dikujt tjetër

Ombrellën gjithmonë duhet ta palosni dhe ta vendosni në mbajtësin e ombrellave ose diku tjetër.

Çantën e dorës mos e mbani në prehër apo në karrige

Çantat e vogla të dorë dhe elegante mund të vendosen edhe mbi tavolinë. Ato mund të vendosen edhe në pjesën e pasme të karriges ose ta vendosni në dysheme. Sa i përket valixheve, ato gjithmonë duhet t’i lini në dysheme.

Kush e bën ftesën, paguan…

Nëse një grua e fton një partner biznesi në restaurant, ajo duhet të paguajë dhe anasjelltas. Nëse dikush thotë se, “le të shkojmë në një restaurant”, kjo do të thotë se secili paguan për vetveten – përveç nëse ndonjëri nga ta insiston të paguajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.