Sipas një harte në uebfaqen e Starlink, disponueshmëria e këtij rrjeti satelitor figuron në zonat juglindore të Kosovës, në qytetet si Kaçanik, Prizren dhe Dragash.
Shërbimi i internetit satelitor, Starlink si duket është i disponueshëm edhe në disa zona të Kosovës.
Në këtë uebfaqe është harta e plotë e të gjitha shteteve të botës që kanë qasje në rrjetin e Starlink, gjithashtu figurojnë edhe shtetet të cilat janë në listën e pritjes, dhe disa prej tyre që do të kenë së shpejti qasje në shërbimin satelitor, transmeton Telegrafi.
Starlink është shërbim interneti satelitor i operuar nga SpaceX, kompania që është në pronësi të miliarderit Elon Musk. Starlink ofron mbulim satelitor të aksesit në internet në 40 vende.
SpaceX filloi lëshimin e satelitëve Starlink në vitin 2019. Për momentin mbi 3,000 satelitë të vegjël të Starlink gjenden në orbitën e ulët të Tokë.
Në total, gati 12 mijë satelitë janë planifikuar të vendosen në hapësirë, me një shtrirje të mundshme më vonë në 42,000.