“Gjatë periudhës së raportit, pak progres është bërë me kalimin e ligjeve të rëndësishme antikorrupsion. Ka nevojë që të përmirësohet zbatimi i përgjithshëm i kornizës ligjore”, thuhet në raport.
Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, sapo është publikuar. Në kapitullin ku flitet për korrupsionin, thuhet se Kosova ka akoma shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Kërkohet vullnet më i fortë politik për luftimin e korrupsionit dhe angazhim më të fortë të drejtësisë ndaj “korrupsionit të nivelit të lartë”.
Raporti që mbulon periudhën prej qershorit të 2021-s, deri në qershorin e 2022-s, thotë se Kosova akoma është në fazën fillestare të luftimit të korrupsionit.
Raporti i BE-së së këtij viti konstaton se duhet një vullnet i fortë politik që të luftohet korrupsionit dhe një reagim më i fuqishëm i drejtësisë të “korrupsionit të nivelit të lartë”.
“Përpjekje të qëndrueshme janë të nevojshme për të arritur hetime më proatkive, vendime përfundimtare të gjykatës dhe konfiskim përfundimtar të pasurisë. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë deri tash, nevojitet një vullnet i fortë politik për të vazhduar që efektivisht të adresohen rreziqet sistematike të korrupsionit dhe një reagim të fuqishëm të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”.
Raporti tutje thotë se “Kosova është në fazë të hershme të luftimit të krimit të organizuar dhe është bërë progres i kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar.
Në raport përmenden edhe aksionet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që kanë synuar kapjen e rrjeteve të krimit të organizuar.
“Mjetet e fuqishme të parashikuara nga Kodi Penal dhe Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimit nuk janë përdorur akoma plotësisht. Një numër operacionesh të suksesshme që synojnë krimin e organizuar u bënë, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese”, thuhet aty.
Në fund, raporti thekson se luftimi i krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të mbetet sfidues.