Lufta ndaj oligarkëve e paralajmëruar nga lideri i partisë së majtë që është aktualisht në pushtet në Republikën e Kosovës, Albin Kurti, sipas gazetarit të njohur Milaim Zeka, është e humbur, transmeton DTV.
Zeka gjatë emisionit ‘N’Pikë’ në DTV, ka folur për biznesmenët sa janë të fuqishëm në vend, ai ka apostrofuar familjen Devolli, që ka në pronësi të tyre shumë biznese në Kosovë.
Sipas Zekës, familja Devolli janë shtet mbi shtet, ndërsa lufta e kryeministrit Kurti, ndaj tyre është e kotë.
Madje gazetari-analisti Zeka, ka thënë se vetë shefi i ekzekutivit kosovar, sa ishte në opozitë ka marrë para nga Devollët.
Në këtë link e keni deklaratë e plotë të Milaim Zekës: