Libri Housekeeping & Spa me autor Besnik Bekteshi është libër i dedikuar për aftësim profesional për kuadrot ekzistuese dhe të tjerët të cilët do të merren në të ardhmen me këto profesione ne hotele!
Libri Housekeeping & Spa sjell informata të hollësishme për menaxhimin, organizimin dhe veprimet operacionale në departamentin Housekeeping në hotel.
Autori Besnik Bekteshi ka sjell informata të rëndësishme gjithashtu edhe për përgatitjen dhe aftësimin profesional edhe në hapësirat e Spa & wellnes.
Libri dedikohet për stafin menaxhues dhe mbikqyrës te departamentit Housekeeping, çdo departament i Housekeeping i çdo hoteli në fillimin e veprimtarisë së tij mund ta përdor këtë libër për përgatitjen profesionale të stafit, të cilin do ta organizojë për pastrim të hapësirave të përgjithshme të hotelit, për stafin menaxhues dhe asistentet ne Spa & wellnes.
Libri do të promovohet të enjten, më 13 tetor 2022, nga ora 11:00 në Hotel Emerald Prishtinë dhe të premten në Pallatin e Kongresëve, në Tiranë.