Reagon Isa Mustafa pas fjalimit të Edi Ramës në KE, kritikon udhëheqësit e shtetit tonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës në Këshillin e Evropës.

Mustafa thotë se Rama tha një të vërtetë të madhe sot në KE.

Sipas tij, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtettës për Kosovën dhe luftëtarët e lirisë.

Mustafa në reagimin e tij thotë se Rama duhet të përkrahet të të ketë falënderimin e gjithë atyre që e duan dhe nuk e duan pasi foli me argumente.

Sipas tij, Rama u vu në mbrojtje të Kosovës, ndërsa kritikoi udhëheqësit e shtetit të Kosovës që po e mbrojnë kolltukët e tyre.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.

Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Isa Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.