“Kosova po përballet me shumë sfida energjetike, si edhe shumë shtete tjera. Mbështetemi në import gjatë dimrit dhe kjo bën që të kemi dimër të vështirë. Po shpresojmë që masat që merr BE-ja të na përfshijnë ne e të kenë ndikim pozitivë”, ka thënë Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli është shprehur se shpreson që Bashkimi Evropian në masat që do të marrë për ta luftuar krizën energjetike do ta përfshijë edhe Kosovën.
Rizvanolli këto komente i ka bërë në Pragë, para takimit joformal të ministrave të Energjisë, duke shtuar se këto masa të kenë efekte pozitive edhe në vendin tonë.
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian do të takohen në Çeki për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për trajtimin e çmimeve të larta të energjisë. Thirrjet për një zgjidhje në mbarë BE-në u intensifikuan pasi Gjermania u kritikua për shpalljen e një pakete të subvencionimit të gazit me vlerë deri në 200 miliardë euro, por planet për kufizimin e çmimeve ndryshojnë shumë në të gjithë bllokun.
Propozimet e paraqitura gjatë javëve të fundit përfshijnë blerjen e gazit, kufizimin e çmimit të importeve të gazit rus, kufizimin e çmimit të transaksioneve të gazit brenda bllokut dhe vendosjen e një tavani në çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.
🇪🇺 Energy Ministers Meeting:
“We [GoK] are hoping that the measures that the EU is taking will also include us, and will have a positive effect on us. We are here to express our views on what would help us in this period of crisis.”
Full statement at doorstep interview below ⬇️ pic.twitter.com/rmMkjsfdbA
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) October 12, 2022