Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës.
Madje, ai e quajti të parin e qeverisë shqiptare anti-shqiptar.
Sipas tij, Rama në Këshillin e Europës në Strasburg bëri skandal.
U shpreh se përfaqësuesi i Rumanisë i tha kreut të qeverisë ‘pse ke frikë nga hetimi’.
“Ishte sot në Këshillin e Europës dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën”, tha ish-kryeministri Shqiptar.
“Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë”, deklaroi Berisha.