“100 vrasje, tortura, rrëmbime dhe zhdukje”/ Alma Lama flet për krijimin e Gjykatës Speciale

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama ka komentuar fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me Gjykatën Speciale dhe akuzat e ish senatorit Dick Marty.

Në një postim në Facebook Lama ka shkruar se akuzat e Dick Martit janë hedhur poshtë nga hetimet e prokurorit Williamson, ndërsa Specialja është themeluar për krime të tjera lufte, që kanë dale nga hetimet, ku përfshihen 100 vrasje, tortura, rrëmbime dhe zhdukje.

“Gjykata Speciale nuk është themeluar për të hetuar akuzat e Dick Martit për trafikim organesh, pasi ato janë hedhur poshtë nga hetimet e prokurorit amerikan Williamson, por për krime të tjera lufte, që kanë dale nga hetimet, ku përfshihen 100 vrasje, tortura, rrëmbime dhe zhdukje.

Tani për tani janë vetëm akuza që duhet të vërtetohen nga prokuroria”, ka thënë ajo.

Lama ka theksuar se krijimi i narracionit të padrejtësisë së Gjykatës nuk e ndihmon askënd, sidomos te akuzuarit, përkundrazi forcon bindjen se Kosova nuk ka mundur të bëjë vetë drejtësi për viktimat e luftës.

“Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, me mbështetje të drejtpërdrejt nga ata që akuzohen, dhe jo nga Rusia apo Serbia.

Këshilli i Evropës, do të duhej të nxirrte rezolute për hedhjen poshtë të akuzave për trafikim organesh, prej kohësh se publikimit të raportit të Williamson, pasi kjo akuze ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Lama.

Kjo është sipas saj është dashur të kërkohet nga vet Kosova, duke kushtëzuar bashkëpunimin për themelimin e Gjykatës.

“Por akuzat e tjera mbi të cilat është themeluar GJS duhet të vërtetohen në Gjykatë, siç është vepruar në Gjykatën e Hagës”, ka përfunduar ish ambasadorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.