/

Ali Hamiti, Ish-kryesuesi i ZRRE’së: Qytetarët mund të blejnë vetë rrymë në shtetet tjera!

“Unë personalisht sot muj me ble në Francë sot energjinë, me të drejtat që i ka konsumatori në Kosovë, pa e vetë kërkend dhe ka kush ma bjen dhe e paguj. Nëse ma falë dikush, unë thom e kam një energji që më vjen prej atje, vec e paguaj transportin. Si me ble një stilograf”, ka deklaruar Hamiti.

Ish-kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ali Hamiti, ka thënë se qytetarët e vendit mund të blejnë vetë energji në shtetet e tjera, duke thënë se kjo është e thjeshtë sikur “me ble stilograf”, raporton Express.

Këtë deklaratë Hamiti e ka dhënë para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.