Haliti: Ish-anëtari i VV-së ishte marrë në pyetje nga Dardan Molliqaj sepse piu kafe me mua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se ish-anëtari i Vetëvendosjes, Arton Muhaxheri ishte marrë në pyetje nga ish-sekretari i LVV’së, Dardan Molliqaj sepse ai e kishte pirë një kafe me të.

Haliti tha se kjo gjë e kishte shtyrë Muhaxherin që ta lëshojë nga VV. I njëjti tani është anëtar i PDK-së.

“Për shembull e kanë marrë në pyetje pse ke pi kafe me Xhavitin, çfarë ka ndodh, a t’kanë shitë dhe e kanë detyru njeriun me dalë nga partia dhe ka dalë te na”, ka thënë Haliti.

“Arton Muhaxheri ka thënë se në pyetje e ka marrë, ky, ky që jam kanë përla njëherë në studio, Dardani, Dardan Molliqaj”, ka deklaruar Haliti.

Tutje, Haliti ka thënë se rri me anëtarë të të gjitha partive, por në partinë e tij nuk i ka ndodhur ndonjëherë që të merret në pyetje.

Madje, ka thënë se ka pasur raste kur është takuar edhe me liderin e VV-së, Albin Kurti.

“Kurrë në PDK s’më ka pyetur, as Hashimi as Kadria, pse nejte me dikënd. E kam takuar edhe Albinin, kam nejtë me të. E kam takuar njeriun, e kam pirë një kafe”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.