Gjatë ditës së sotme, në Bruksel është mbajtur mbledhja me duart të mbyllura e Grupit Punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
E siç është raportuar në media, Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Kjo nxiti reagimë të shumta në Kosove dhe më gjerë. I fundit që ka reaguar është Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, kur pritej liberalizimi i vizave per Kosoven, Franca beri te ditur se e kushtezon kete proçes me funksionalizimin e sistemit per siguri ne Europe, ETIAS.
Vitet e fundit, e kane fituar liberalizimin shtete nga rajone te ndryshme te botes, perfshire Ameriken Latine, hapesiren post-sovjetike etj., por Parisi nuk ua ka vene nje kusht te tille. Valle, kaq te rrezikshem per Francen dhe Europen qenkan shqiptaret e Kosoves? Akuze me te rende per ta, se sa ajo e Dik Martit per trafikim ilegal te organeve njerezore, nuk ka pasur, por ajo u hodh poshte nga Gjykata Speciale e Hages. Ashtu sic jane hedhur poshte edhe akuzat e Beogradit dhe te Moskes per shqiptaret si fundamentaliste, terroriste, etj.
Atehere, çfare e tremb Francen? Çfare fshihet pas paranojes se neveritshme te Parisit zyrtar per shqiptaret e Kosoves?