Reagon Shchneeberger për ETIAS: Diskriminimin ndaj Kosovës për vizat, arsyetim i ri i BE-së

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.

Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se BE po gjenë vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.

Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.

Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha për Telegrafin se ato i dërgoi te presidenti fracez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.