DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Lajme

Haxhiu reagon pas dënimit të Shaban Gogajt: Vendim skandaloz, mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo

by admin
October 14, 2022

“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz!”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë dhe skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë ndaj Shaban Gogajt.

Ky i fundit këtë të premte u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se procesi gjyqësor ndaj Gogajt është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.

“Shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë. Pra, kemi nevojë për prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit”.

Në këtë drejtim, Haxhiu ka bërë thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore.

“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, ka përfunduar ajo.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

June 26, 2024

Reagon Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Byroja do të bëhet

June 18, 2024

Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona

June 14, 2024

Krimet e luftës/ Sveçla e Haxhiu vizitojnë policinë, kërkojnë angazhim për kapjen e kriminelëve

June 10, 2024

Ministrja Haxhiu: Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Hoxhë Fadil Musliu: Shijat që përfaqëson Ikballe Huduti i kanë Hallall edhe shtëpitë e prostitucionit – Ja faktet!

Në emision Kojshia Show në DTV, këtë javë u trajtua

Çmimet e larta në Shqipëri, reagon Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta në Shëngjin

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas

Babai rrëfen bisedën me Sokol Halilin, tregon se ku dëshiroi ai të shkonte për ta vrarë veten

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali

“Lema fëmijën të paguajë sa dush pare, unë i kam thënë jo”, detaje shokuese nga letra e Sokol Halilit

Janë publikuar fjalët e fundit të Sokol Halilit, vrasësit të

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV