“Nuk ka një kërkesë të kushteve të cilat janë për Kosovën, unë besoj që është një proces, tashmë është caktuar një datë ku vendet që kanë propozuar apo kanë diskutuar për çështjet që duan t’i ngrisin është kërkuar që ato që janë kërkuar që t’i deponojnë me shkrim me shkrim ato që i kanë për Kosovën”, tha Kusari-Lila, raporton Paparaci.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian pritet t’i dërgojnë në formë të komenteve kërkesat e tyre rreth çështjeve teknike lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, deri më 21 tetor të këtij viti.
Komentet do t’i pranojë Presidenca Çeke e Këshillit Evropian para mbledhjes së radhës të Grupeve Punuese të KE-së, të cilat mbahen më 9 dhe 10 nëntor, raporton Paparaci.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një deklarim për media të premten.
Grupet Punuese të Këshillit Evropian për vizat do të mblidhen në Bruksel më 9 dhe 10 nëntor të këtij viti.