Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.75 euro.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për të shtunën.
Pra çmimi i naftës dhe gazit mbetet i pandryshuar, ndërkaq benzina shtrenjtohet për 1 cent.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës.