“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.
Një grua ka vdekur pasi është është goditur nga vetura këtë të shtunë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai.