“Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë (riregjistrimin e automjeteve). Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se SHBA’të nuk janë të kënaqur me afatin për regjistrimit e automjeteve me targa RKS.
Hovenier thotë se një afat aq i shkurtër për regjistrimin e auomjeteve është i vështirë për qytetarët dhe është e lodhshme, por shpreson se do të ketë zgjatje të afatit.
Tutje tha se nuk ka informacione nëse do të shtyhet afati, mirëpo shpreson se do të ndodhë kjo.
Mesazhi për Qeverinë e Kosovës ishte se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme, shpresojmë të ketë një zgjatje. Kjo ishte pjesë e bisedës sonë. Nuk mund të them nëse do të ndodhë apo jo, sepse më pyetët se çfarë do të ndodhë, por është vendim i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai për Rtv Kim.