Ky bllok i KEK-ut sonte në mesnatë del nga funksioni, këtë lajm e jep deputeti i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se ky bllok është i detyruar të çkyqet nga puna në mesnatë, shkaku i rrjedhjes së kaldajës.

Situata energjetike në vend vetëm po shkon duke u përkeqësuar. Pas bllokut A-5, Korporatës Energjetike të Kosovës duket se i kanë dalë probleme edhe me bllokun A-4.

Sipas tij, humbjet e energjisë me çkqyqjen e këtij blloku janë 140MËW/h.

“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MË/h!”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, tash e tre muaj s’është arritur që të gjendet ndonjë kompani e përgjegjshme për të rehabilituar njësinë A-5, që është lëshuar në funksion gati qe 50 vjet, me fuqi prej 210 MW.

Ky bllok s’është fare në funksion aktualisht. Problemet e KEK’ut me këtë njësi i ka zbuluar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, disa kompani i kanë dorëzuar ofertat, por thotë se janë të papërgjegjshme dhe joserioze.

“Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton A5shin. Nuk ka. Tash kanë ardh disa oferta, jemi në process të trajtimit. Shumica e tyre të papërgjegjshme, jo serioze, sepse thjeshtë ka pak gatishmëri të kompanive me renome të vazhdojnë të merren me renovim të kapaciteteve të vjetra me qymyr. Nuk po aplikojnë, sepse kanë marrë udhëzime me shku me u marr me energji të ripërtëritshme, kapacitetet e tyre me u marr me energji të ripërtëritshme. Nuk është tu punu fare A5’shi, aty është problemi. Pa u kry renovimi…”, ka deklaruar Bislimi.

Për deklaratën e Bislimit, Gazeta Express ka provuar edhe që të marrë edhe qëndrimin e KEK’ut, por deri në momentin e publikimit të tekstit, të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje.

Procedurat e prokurorimit për remontin e kësaj njësie kishin filluar në fund të gushtit. Në njoftimin e atëhershëm të KEK’ut, thuhej se shumë shpejt do të përzgjidhet kompania.

“Për njësinë A-5 aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit për remontin kapital dhe shumë shpejt pritet te perzgjidhet Operatori Ekonomik i përgjegjshëm për këtë aktivitet”, thuhej në njoftim.

Njoftim tjetër për këtë bllok, s’ka pasur më.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.