PDK kërkon: Shkarkoje kryeministër ministren, Rozeta Hajdari

“Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë përgjegjësi të mjaftueshme për rezervat në grurë  që në konsiderojmë se kemi një manipulim të madh. Pastaj, skandali ku një ministre godet me veturë një fëmijë dhe deklarohet e pafajshme. Dhe një ministre e papërgjegjshme që e promovon Kosovën si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe”.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të shtunën që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, në një konferencë për media përmendi disa sic tha, skandale të ministres Hajdari.

Tahiri tutje ka folur edhe për Raportin e Progresit, për të cilin ka thënë se evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat në Kosovë.

“Është me rëndësi të theksohet që raporti i progresit vlerëson miratimin e një pjesë të ligjeve, siç është ligji për deklarimin e pasurisë dhe ligji për anti-korrupsion. Ajo çka mund ta përmbledhë me një fjali është që ky raport evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat në Republikës e Kosovës”.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksur se raporti i fundit i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon paaftësinë e Qeverisë Kurti për t’u marrë me problemet dhe për adresimin e sfidave të qytetarëve.

Sipas saj, ajo që vërehet në këtë raport është se në shumicën e fushave ka pasur progres të limituar.

“Çka vërejmë në këtë raport të fundit, në shumicën e fushave ka pasë progres të limituar, dhe ne nuk kemi parë ritëm të mjaftueshëm nga kjo qeveri të angazhohet për të punuar në secilin sektor, nuk ka asnjë reformë të thellë që raporti e thekson në raportin e fundit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.