Adelina Grainca merr një post në Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca nga sot ka edhe një pozitë të re.

Burimet bëjnë të ditur se ajo sot është zgjedhur nënkryetare e kësaj partie, dega në Ferizaj.

Grainca ka arritur të mposhtë me vota deputetin Enver Haliti.

Deputetja Adelina Grainca e cila ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kaluar në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në ditën kur është votuar për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.