Kelmendi pas vizitës në Hagë: Të gjithë janë mirë, të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të UÇK-së

Ish-deputeti i Kuvendit tëKosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka njoftuar se ish-krerët e UÇK-së janë mirë dhe afër njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!

Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.

Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.

Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!

Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.

Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.