Mushkolaj: Asnjë metër asfalt nuk është shtruar që një vit e gjysme në magjistralet e Kosovës

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar aksionin e Ministris se Infrastrukturës ku janë larguar reklamat e vendosura nga kjo Ministri në autoudhe.

Sipas Mushkolaj, zv-ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ketë aksion e ka cilësuar si sukses, mirëpo që një vit e gjysme sa është në pushtet nuk ka shtruar asnjë metër asfalt në rrugët e Kosovës.

‘’Para dy ditësh zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e prezantoi si sukses largimin e reklamave nga autostradat. Ndërkohë, ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë. Për besë mjerim,’’ ka thënë Mushkolaj.

Zv-Ministri, Hysen Durmishi një ditë më parë përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë reklamë në autoudhët e Kosovës, ku dhe ka filluar largimin e tyre.

Sipas Durmishit, reklamat do të vendosën vetëm aty ku e lejon ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.