Abdixhiku i përgjigjet Isa Mustafës: Më turpëron fakti që LDK ka mbetur me 12%

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka komentuar videot që ka lëshuar së fundmi Lëvizja Vetëvendosje, ku opozitari është i etiketuar.

Ai ka thënë se LVV është në panik, prandaj sipas tij po merret me të kaluarën.

“Ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën”.

Duke i komentuar deklaratat e Isa Mustafës se “ka njerëz në LDK që turpërohen me të kaluarën e partisë”, Abdixhiku ka thënë se koha është për të mbështetur partinë e jo për kritika.

“Nuk besoj se ka njerëz që turpërohen prej të kaluarës së LDK-së. Unë po shoh njerëz të përkushtuar në LDK. Ne kemi njerëz që po bëjnë çmos që partinë ta kthejnë në vendin e vet. Presim më shumë kontribute, e më pak kritika ndaj LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së thotë se në parti po ftohen shumë njerëz.

“Partia jonë mburret me rugovizëm. Njerëzit vijnë e shkojnë dhe secili lë gjurmët e veta brenda kohës së shkurtër që ka. Mua më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur në 12% në Kuvendin e Kosovës. Unë po angazhohet që partinë e Ibrahim Rugovës ta kthejë ku e ka vendin”, ka deklaruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.