Tragjike: Vdes 28-vjeçari nga Prizreni që u plagos nga kolegu i tij në Mynih – publikohet fotografia e viktimës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, i therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve, raporton mediumi gjerman TZ.

Autori i aktit të rëndë dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.

Dy viktimat ishin shtrirë në spital që në mëngjesin e së shtunës, menjëherë pas sulmit.

Megjithatë, policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari ka vdekur. Më parë ishte tentuar që atij t’i shpëtohej jeta përmes një operacioni urgjent.

Viktima është Nehat Elshani nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e shokut tonë të dashur Nehat Elshani. I urojmë mëshirën e Zotit të ndjerit, ndërsa familjes dhe më të dashurve të tij i urojmë durim”, shkroi të hënën në Facebook një mik i 28-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.