Haradinaj i kundërpërgjigjet videove të VV-së: Po bëjnë propagandë, njejtë si Enver Hoxha dikur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur akuzave të VV-së, ku në bazë të një video të fundit të publikuar nga partia në pushtet akuzohet Haradinaj e ish-pushtetarët tjerë për keqpërdorim të energjisë në vend.

Ai ka deklaruar se partia në pushtet është kthyer në vendin e krimit.

“Kur krimineli kthehet në vendin e krimit, këta kanë penguar investimin në qymyr, ka krijuar lëvizje qytetare e politike në Kuvend, nuk i kanë nxanë në kohë shumë gjëra që unë i kam bërë, sepse i kishin ndal. Këta kanë vetëm një shpresë që paret që u kanë marrë qytetarëve, atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi”, është shprehur ai.

Haradinaj madje ka shkuar edhe më tutje duke krahasuar këtë lloj të sulmit, me propagandën e Enver Hoxhës dikur.

“Ne e dijmë se sa VV ka punuar për pengimin e investimit në energji, kanë marr projekte që i kam kryer unë, e po thojnë që i kemi inaguru, në Shalë e kam kryer unë, po këto po thonë se ne i kemi bërë. Kanë fillu me i marrë reagimet e qytetarëve, kanë fillu me pa që mashtrimet i kanë dal, kanë fillu tash me propagandë zgjedhore, kjo ka erë zgjedhore”, ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.